Sporti

Zyrtari i lartë i Barcelonës sqaron çdo gjë, tregon nëse Neymar do të rikthehet në Barcelonë

03/13/2018 16:51
nga:Y.K

Vazhdon të flitet rreth mundësisë së rikthimit të brazilianit Neymar tek skuadra e Barcelonës.

Neymar i cili la skuadrën e famshme spanjolle për të kaluar për 222 milionë euro tek skuadra e njohur franceze PSG, thuhet që tani ai është i tronditur me nivelin e dobët të ligës franceze dhe po e dëshiron rikthimin në Spanjë tek ish klubi i tij Barcelona, shkruan Gazeta Blic

Së fundmi rreth sagës Neymar ka reaguar  edhe zëdhënësi i klubit të Barcelonës Josep Vives i cili ka mohuar që Barcelona ka filluar kontaktet për një rikthim të bujshëm të ish yllit të Santosit në Spanjë.

Unë nuk e di nëse Neymar dëshiron të rikthehet tek ne, ai ishte vet që e la klubin dhe në i dëshiruam shumë suksese në klubin e tij të ri. Nuk dua të futem në debate hipotetike, nuk dua të debatojë për futbollistët të cilët nuk janë pjesë e Barcelonës, përfundoi Vives.

Kujtojmë që për brazilianin thuhet që do të bëjnë ofertë edhe tri super klube evropiane, Real Madrid, Manchester United dhe Manchester City. Skuadra mbretërore shihet si skuadra favoritet e cila mund ta merr 26 vjeçarin./Gazeta Blic

 

10/17/2018 18:42

Barcelona afër yllit të Liverpoolit, Coutinho ndërmjetësues