Lajme

Zyrtari i LDK-së: Kryeministri i ardhshëm nuk kalon nga zyrat e LDK-së e as nga ato të ambasadave

11/07/2019 22:22
nga:B. D

Kryetari i Pejës njëkohësisht nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të pasur sukses koalicioni VV-LDK duhet të ketë dy mandate.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se është shumë normale që posti i Presidentit duhet të diskutohet tash sepse duhet të definohet tash si do të jetë qeverisja brenda tetë viteve.

I pyetur nëse “kryeministri kalon përmes zyrave të LDK-së”, Muhaxheri ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit. Ai nuk mund të kaloj as nga zyrat e LDK-së e as nga zyrat e ambasadave”.

Muhaxheri ka thënë në një emisionin në RTV Dukagjini se duhet krijuar një diskurs publik që kryeministri i takon partisë së parë derisa ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo gjë mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshe nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në Facebook kishte deklaruar se “kryeministri i ardhshëm i Kosovës kalon përmes zyrave të LDK-së”.

11/19/2019 11:27

Deklarohen nga LVV e LDK: Tregojnë kur do të takohen, Nismën s’e duan në Qeveri