Lajme

Zyrtari i lartë i LDK-së paralajmëron ndalimin e zhvendosjes së presidentit Thaçi në zyre të reja

11/04/2019 16:13
nga:B. D

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së dhe ish deputet i kësaj partie, Fidan Rekaliu, ka kundërshtuar vendimin që zyra e presidentit të zhvendoset në një ambient tjetër, madje duke paralajmëruar ndalimin e një vendimi të tillë, shkruan GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rekaliu, ka thënë se një vendim i tillë, i cili i kushton buxhetit të vendit, mbi 15 milionë euro, është i papranueshëm dhe duhet të ndalohet.

Ai e ka quajtur këtë vendim si keqpërdorim të parasë publike.

Postimi i tij i plotë:

Akomodimi i presidences ne zyrat e Ministrise se Kultures dhe asaj te Bujqesise duhet te ndalet nga Qeveria e re. Shpenzimi 15 milionesh per renovim te nje ndertese dhe pagesa vjetore prej 1 milion euro per qera, eshte skandal i pa pranueshem qe behet shpejt e shpejt ne kohen e tranzicionit te pushtetit. Kjo flet shume. Ne qe kemi marr besimin e qytetareve per qeverisje te mire do te kundershtojme cdo praktike te tille te keqperdorimit te parase publike.

Akomodimi i presidences ne zyrat e Ministrise se Kultures dhe asaj te Bujqesise duhet te ndalet nga Qeveria e re….

Publiée par Fidan Rekaliu sur Lundi 4 novembre 2019

11/19/2019 11:27

Deklarohen nga LVV e LDK: Tregojnë kur do të takohen, Nismën s’e duan në Qeveri