Sporti

ZYRTARE: Ylli i Hannoverit i bashkohet kombëtares së Kosovës

06/21/2019 21:52
nga:M K

Futbollisti i talentuar, Florent Muslija, është lojtari i radhës që i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës.

Talenti 20-vjeçar i skuadrës së Bundesligës, Hannover, sonte, e ka nënshkruar deklaratën me të cilën përfundimisht i ka thënë “PO” ekipit të Dardanëve shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të futbollit, përcjellë GazetaBlic.

Kësisoj, Muslija do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit kundër Çekisë dhe Anglisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të konfirmimit kanë qenë të pranishëm presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxherët e FFK-së në Gjermani, vëllezërit Shoshi e Fekmi Kongjeli.

11/11/2019 18:44

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen kundër Çekisë