Sporti

Zyrtare: Milani përforcohet me futbollistin 8 milionësh të Empolit

06/12/2019 20:28
nga:M K

Milani nuk ka arritur të kualifikohet për në Champions.

Kësisoj priten ndryshime të shumta gjatë verës në kampin “kuq e zi”, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, Rossonerët po monitorohen vazhdimisht nga UEFA lidhur me respektimin e “Fair Play-it” financiar, andaj edhe nuk priten përforcime të shtrenjta.

Para pak çastesh, gazetari i mirënjohur italian i sportit, Fabrizio Romano ka konfirmuar në rrjetin social “Twitter” se Milani ka arritur marrëveshje me Empolin për blerjen e mesfushorit boshnjak, Rade Krunic.

18 herë kampionëve italian ky transferim do t’i kushtojë 8 milionë euro, derisa mbetet të shihet ditëve në vijim për përforcimet apo largimet eventuale nga klubi i qytetit të modës.

/GazetaBlic/

08/22/2019 18:11

Mbrojtësi i Milanit do të largohet nga San Siro