Sporti

Zyrtare: Mësohet data e prezantimit të Eden Hazard në Real Madrid

06/12/2019 19:19
nga:M K

Real Madrid prezantoi sot mes mijëra tifozëve dhe interesit të lartë të medieve Luka Jovic, si blerja e parë e rëndësishme, pas afrimit të Militao.

Ndërkohë që Eden Hazard do të prezantohet me 13 qershor (e enjte) në orën 19:00 në “Santiago Bernabeu”.

Për herë të parë sulmuesi belg do të shkelë në stadiumin mitik të Real Madridit dhe do të flasë për mediet si lojtarë i këtij klubi.

Për të do të ketë një festë të madhe spektakël të garantuar në prezantim, prandaj edhe orari është lënë për në mbrëmje, kohë kur më shumë njerëz do të kenë mundësi ta shohin nga afër.

09/15/2019 12:08

Hazard: Luajta në stadiumin ku kam ëndërruar gjithmonë