Sporti

Zyrtare: Manchester United publikon listën e lojtarëve të ftuar në Barcelonë – ka disa risi

04/15/2019 13:04
nga:Lorik J

Manchester United ka bërë udhëtimin në Katalonjë sot në mëngjes – kështu që ata kanë një ditë për t’u përgatitur përpara ndeshjes kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 0-1, falë autogolit të Luke Shaw, përcjell GazetaBlic.

Shumë lojtarë të United janë kthyer dhe janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Alexis Sanchez do të kthehet për të luajtur kundër ekipit të tij të vjetër – pasi la anash dëmtimin e ligamentit në gju.

Ashley Young nuk luajti në fitoren e United ndaj West Ham në fundjavë – por do të kthehet të martën. Nemanja Matic gjithashtu është grumbulluar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Luke Shaw ka udhëtuar me skuadrën, por nuk është në gjendje të luajë, sepse ai është i suspenduar.

Ndërkohë, Ander Herrera pritet të jetë jashtë fushave për një periudhë të vogël, sipas Solskjaer.

Ja lista e të ftuarve:

Portierë: David De Gea, Sergio Romero, Lee Grant.

Mbrojtës: Diogo Dalot, Matteo Darmian, Ashley Young, Phil Jones, Victor Lindelof, Marcos Rojo, Chris Smalling, Luke Shaw.

Mesfushorë: Fred, Nemanja Matic, Scott McTominay, Andreas Pereira, Paul Pogba, Jesse Lingard, Juan Mata.

Sulmues: Anthony Martial, Alexis Sanchez, Romelu Lukaku, Marcus Rashford.

/GazetaBlic/