Sporti

Zyrtare: Kosova sërish shënon ngritje në ranglistën e FIFA-s

06/14/2019 21:04
nga:M K

Kosova vazhdon ngritjen graduale në ranglistën e FIFA-s.

Djelmoshat e kombëtares “verdhë e kaltër” edhe në ndeshjet e muajit Qershor kanë zënë ballinat e mediave botërore të sportit, derisa rezultatet padyshim se kanë dhënë efektin e tyre, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse nuk e meriton pozitën në të cilën gjendet aktualisht, llogaritjet e shtëpisë numër një të botës në futboll janë të atilla, andaj edhe na duhet të presim për t’u ngjitur atje ku e meritojmë.

Me barazimin ndaj Malit të Zi dhe fitoren si mysafire e Bullgariës, Kosova ka arritur të pozicionohet e 121-ta në renditjen e përgjithshme të muajit Qershor, derisa ka shënuar ngritje për gjashtë pozita.

Nga momenti i pranimit në këtë instancë, Kosova ka regjistruar vazhdimisht ecje para, derisa fillimisht ishte në vendin e 190-të.

/GazetaBlic/

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve