Sporti

Zyrtare: Klubi i Superligës ndërron statut, kalon në shoqëri aksionare

08/13/2019 17:01
nga:M K

Ferizaji bëhet skuadra e dytë kosovare që kalon në shoqëri aksionare, pas Prishtinës..

Klubi nga Anamorava e ka ndërruar statusin sot, derisa të njëjtin e ka konfirmuar përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, shkruan GazetaBlic.

“Zyrtare: klubi ynë është ne shoqeri Aksionare. Sot, zyrtarisht morëm çertifikatën e biznesit për klubin tonë KF. Ferizaj e cila edhe zyrtarishte ështe pjes shoqeris Aksionare. Urime Ferizaj”, ka shkruar klubi kosovar.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin tash e tutje në klubin “bardhë e kaltër”, pasi menjëherë pas privatizimit, përflitej për probleme financiare.

Kujtojmë se në fundjavë fillon edhe edicioni i ri në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic/

12/05/2019 11:17

Kupa e Kosovës zhvillohet në fundjavë, orari i ndeshjeve