Sporti

Zyrtare: Inzaghi merr drejtimin e klubit të njohur të Serie A

06/13/2018 16:00
nga:Lorik J

Filippo Inzaghi edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Bolongnas.

Ish lojtari i Milanit ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe do të zëvendësojë Roberto Donadonin, shkruan GazetaBlic

Inzaghi u largua nga Venezia, pasi klubi i tij ka rënë në Serie C. Super Pippo filloi karrierën e tij si trajner i Primaverave në Milano, para se të merrte vendin e punës për seniorët sezonin 2014-15.

“Bologna njofton se Filippo Inzaghi do të jetë trajneri i ri i ekipit. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2022”, shkruhet në njoftimin e Bolognas.

Inzaghi do të jetë kundërshtar i vëllaut të tij sezonin e ardhshëm, pasi ai drejton ekipin e Lazios.

/GazetaBlic/

05/31/2018 13:07

Pippo Inzaghi rikthehet trajner në Serie A