Manchester City është dënuar nga shtëpia numër një e futbollit botëror për shkak të thyerjes së rregullave në transferimin e lojtarëve të rinjë.
Kështu ka njoftuar FIFA përmes faqes zyrtare, shkruan GazetaBlic.
Pas Chelseat, Barcelonës dhe Atletico Madrid, tani edhe klubi i sheikëve merr dënim, mirëpo për dallim nga ato skuadrat e para, kampionët anglezë janë dënuar vetëm më të holla.
“Manchester City është dënuar me gjobë prej 370 mijë frangave për shkeljet që lidhen me transferimin dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare”, thuhet në njoftim.
/GazetaBlic/