Lajme

Zuckerberg pranon të ketë një takim me dyer të mbyllura në Parlamentin Evropian

05/16/2018 17:47
nga:D.I

Parlamenti Evropian ka miratuar takimin me dyer të mbyllura me themeluesin e Facebook-ut, Marck Zuckerberg, transmeton Klan Kosova.

Krerët e Parlamentit Europian të mërkurën pranuan sugjerimin e Presidentit Antonio Tajani për të ftuar Kryeshefin Ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për një takim me dyer të mbyllura.

Shefi i parlamentit italian të martën i kërkoi udhëheqësve që Zuckerberg të dëshmojë para një grupi të vogël të deputetëve më të fuqishëm të institucionit pas dyerve të mbyllura – duke shkaktuar protestë nga deputetët e parlamentit, të cilët thanë se CEO duhet të përballet me trajtimin e njëjtë si përpara Kongresit të SHBA-ve.

03/22/2018 15:23

Jo dhjetori, ky është muaji vendimtar për liberalizimin