Sporti

Zidane nuk ndalet, kërkon ti bëjë edhe tri transferime të reja

07/11/2019 18:37
nga:Ideal

Trajneri i Real Madridit i ka kërkuar Florentino Perezit të përpiqet të transferoj edhe tre lojtarë të tjerë derisa afati i transferimeve të jetë i hapur, transmeton Indeksonline.

Sipas Diario GOL, menaxheri i ekipit ende ka disa kërkesa . Christian Eriksen është lojtari i parë në radarin e Real Madridit, Dani Ceballos dhe rreth 50 milionë euro mund të përdoren për arritjen e këtij transferimi.

Paul Pogba ende vazhdon të jetë prioritet për francezin pavarësisht se Ole Gunnar Solskjaer ka këmbëngulur se nuk ka pasur ofertë për të.

Pogba është i fokusuar nga Zinedine Zidane dhe Presidenti i Madridit është i gatshëm të paguajë edhe 180 milionë euro dhe të sakrifikojë Iscon në mënyrë që të sjellë atë në Bernabeu.

Së fundi, Zidane dëshiron që Florentino Perez të transferoj një nga dy mesfushorët të cilët patjetër do të jenë pasuri në të ardhmen. Ai dëshiron që Real Madrid të transferoj Donny Van de Beek ose Fabian Ruiz.

Van de Beek është vlerësuar në 65 milionë euro nga gjigandët holandezë, por Los Blancos nuk duan të paguajnë më shumë se 50 milionë euro, kështu që një lëvizje për Fabio Ruizin e Spanjës mund të jetë e arritshme.

Ruiz do të ishte absolutisht i hapur për të lënë italianët dhe për t’u bashkuar me Real Madridin nëse një ofertë vjen në rrugën e tij.