Sporti

Zidane: Asgjë nuk ka mbaruar

02/14/2018 23:41
nga:Lorik J

Real Madridi ka fituar ndaj PSG-së me rezultatin 3-1, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të raundit të 16’të të Champions Leagues.

Zinedine Zidane foli pas ndeshjes dhe analizoi rezultatin e mirë të ekipit të tij kundër PSG, shkruan GazetaBlic

“Asgjë nuk ka mbaruar, ka nëntëdhjetë minuta ose më shumë, jemi të lumtur sepse kemi luajtur një lojë fantastike. Ne duhet të jemi të lumtur sot, por pas tri javësh do të kemi një ndeshje tjetër. Ne e dimë se do të vuajmë”, tha Zidane.

“Ishte e komplikuar, por kemi luajtur një lojë të mrekullueshme nga fillimi në fund, jam i lumtur, është një fitore për të gjithë ne. Isco luajti një lojë të mrekullueshme. Ai na favorizoi në posedim. Ishte planifikuar “, përfundoi Zidane./GazetaBlic/

08/15/2018 09:22

Zidane zëvendëson Mourinhon në postin e trajnerit të Manchester United