Sporti

Zhegrova merr një super lajm – pas paraqitjes së mirë me Baselin

04/15/2019 13:39
nga:Lorik J

Edon Zhegrova padyshim se është një nga lojtarët më të mirë që ka Kosova.

Futbollisti 19 vjeçar, Edon Zhegrova ka luajtur si startues në ndeshjen e fundit të Baselit – përcjell GazetaBlic.

Zhegrova luajti për 73 minuta ndaj Grasshoppers, por nuk arriti të gjejë rrjetën.

Megjithatë, diamanti kosovar ka bërë diferencën në fushë – duke luajtur mjaft mirë me topin në këmbë.

Zhegrova është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës nga ‘Blickfussball’.

Ja formacioni më i mirë i javës: