Sporti

Zhbllokohet derbi Prishtina-Llapi, kjo skuadër kalon në epërsi

09/13/2019 19:36
nga:M K

Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në derbin e javës.

Sebino Plaku ka realizuar në minutën e 32-të, pas një aksion fenomenal të mysafirëve, shkruan GazetaBlic.

Ndeshja sa vjen e bëhet më interesante, sidomos pas përjashtimit të tifozëve “Ultras” të Prishtinës nga stadiumi.

Minuta e 35-të, Prishtina – Llapi, 0-1.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/20/2019 13:50

Formacionet zyrtare: Drita – Ballkani dhe Ferizaj – Prishtina