Sporti

Zhbllokohet derbi ‘Drenica-Llapi’, kjo skuadër kalon në epërsi

08/23/2019 18:12
nga:M K

Është zhbkllokuar më në fund sfida mes Drenicës dhe Llapit.

Vendasit kanë kaluar në epërsi, me golin e Harmon Van Dave Gbowea, shkruan GazetaBlic.

Futbollisti nga Liberia u gjend më së miri në zonën e rreptësisë, teksa doli ballë për ballë me portierin mysafir, Ademi, me ç’rast nuk e pati të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.

Drenicakët e nisën furishëm pjesën e dytë, derisa mjaftuan vetëm gjashtë minuta që ta shënojnë golin e shumëkërkuar.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

Minuta e 53-të, Drenica – Llapi, 1-0.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

11/10/2019 14:33

“Shokohet” Gjilani, Drenica barazon rezultatin