Cool

Zbuloni kush ishte vendi ynë fqinj, që kishte dënim me vdekje për puthjen në publik

03/11/2018 14:58
nga:D.I

Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj edhe u bë e dënueshme me vdekje. Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje..

Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik, përcjell KosovaPress.

Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në pubik. Në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e trvansportit.

Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave. Në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij.

06/16/2018 21:07

Napoli, De Laurentiis: Do të bëjmë pesë blerje…