Cool

Zbritja e njeriut në hënë! Mashtrimi i shekullit…

09/10/2019 12:19
nga:Natyra

Të gjithë e dim se Amerika ka qenë shteti i parë që ka dërguar njerëzit e saj në hënë.

Nil Armstrong, njihet si astronauti i parë që e ka arritur këtë me 20 qershor të vitit 1969, por sa e vertetë është kjo sepse ka prova të shumta që  kanë dalë në sipërfaqe dhe tregojnë të kundërtën, shkruan GazetaBlic.

Mendohet se i gjithë filmimi i anijes Apolo kur zbriti në hënë është bërë në një studio të madhe në bazën e NASË-ës. Tani do iu tregojmë si dhe pse doli kjo teori?

E para, po fillojmë me pjesën kur astronauti vendos flamurin amerikan, besoi se të gjithë ju e keni parë videon por edhe nëse nuk e keni parë atë mund ta gjeni në internet, aty mund të shihni se flamuri lëviz por siç e dim në hënë nuk ka ajër dhe erë. Kështu që si ka mundësi?

Në vitet e atëhershme ndoshta ishte e vështirë të dilnim  në ndonjë konkluzion por sot është tepër e thjeshtë. U zbulua se flamuri filloi të valëvitej në atë menyrë për shkak të ajrit nga kondicioneret kur po bëhej filmimi, do të duhej të ishin tregur me të mençur se kaq dhe ajo që na bën me qesh është justifikimi i NASË-s. Sipas tyre: ‘Flamuri ishte plastikë dhe i mbyllur , kur u vendos thjesht u hap dhe mori formën e e tij.’

Tjetër diçka që na bën të dyshojmë se zbritja e njeriut në hënë është mashtrim, ka të bëjë edhe fotografinë ku nuk shihet asnjë yll, dhe vetë NASA e ka thënë se nga hëna mund të shohim qartë të gjithë hapësirën yjore në çdo sekondë, por te filmimi shohim vetëm një shtresë të zezë që duket si perde që përdoret në skena hollivudi.

Le të kalojmë tani te pjesa tjetër, prova e radhës është me e qartë akoma, guri C. Ky gur është një nga fotot e bëra nga NASA me 1969 ku aty gjendet shkronja C. Në hënë, thonë se nuk ka erë kështu që nuk ka shans që një shkronjë aq e qartë të gdhendet, por edhe te ekzistonte era përsëri nuk do të mund krijonte atë formë C-eje aq të sakt. Përgjigja është se kjo lloj teknike bëhet në filma hollivudi ku çdo objekt shënohet me një shkronjë në menyrë që skenuesit të din ku t’i vendosin në vendin e tyre objektet dhe mos të ngatërrohen, kështu që edhe ai gur ishte thjeshtë një objekt skene ku pa dashje skenuesi nuk e ka kthyer më kokë poshtë por e ka lënë të shihet shkronja.

Për t’i justifikuar inekzistencën e gravitetit,NASA i lidhi astronautët e saj me një kabull shumë të hollë që të dukej sikur ata pluskonin në hapesirën e hënës  dhe nuk ecnin por mungesa e teknologjisë së athershme bëri që sot filmimi i videos së NASËS të duken qartë litarët e hollë që mbajnë astronautët (videon mund ta gjeni në internet).

Po ashtu, një provë tjetër që na zbulon mashtrimin  e NASËS është edhe kafka e astronautit Nil Armstrong do të shohim qartë projektorin e dritës së skenës që reflekton tek kafka e tij.

Sot me 2019-të, ne akoma nuk dimë nëse vertetë këto shtete të fuqishme si Amerika, Rusia, Kina kanë shkuar ndonjëherë në hënë apo e gjitha kjo është një trillim, shpikje e qeverive të pushtetshme, për shkak të zhvillimit të madh të teknologjisë skenike të aparateve dhe kamerave ne nuk arrim ta kuptojmë realitetin nga falsiteti, jemi njësoj si ato kukullat që udhëhiqen nga fija dhe drejtohen si ka deshirë krijuesi i kukullave. Këto prova të rendësishme që i kemi përmendur më lartë dalin vite më vonë duke na bërë të kuptojmë se vajtja në hapesirë ishte një genjeshtër e keqe.

Imagjinoni, vite më  vonë, shembull në 2050 të dalin prova për mashtrime tjera dhe me të këqia se këto që shtetet e fuqishme na kanë bërë.

Po sikur një ditë të zgjoheni dhe ta kuptoni se e gjithë bota që jetoni është një genjështër e madhe, iluzion i mendjes tuaj.

/GazetaBlic/