Sporti

Xherdan Shaqiri: Është koha për …

06/12/2019 21:20
nga:M K

Xherdan Shaqiri nëpërmjet Instagramit ka falënderuar tifozët për mbështetjen e ofruar në këtë edicion.

Shaqiri këtë vit arriti të ndihmojë Liverpoolin për ta fituar Ligën e Kampionëve, ishte në luftë me Manchester Cityn për titullin në Premier League.

27 vjeçari sivjet shënoi gjashtë gola dhe dha pesë asistime.

Poashtu ylli shqiptar i ndihmoi edhe Zvicrës ta fitojë Grupin në garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, dhe si rrjedhojë të luftojë për ta fituar trofeun e parë duke garuar me Portugalinë në gjysmëfinale.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo me hettrikun e tij ia shoi shpresat Kombëtares helvete dhe e dërgoi Portugalinë drejt finales, ku triumfoi ndaj Holandës.

Tani, Shaqiri është nisur drejt pushimit veror, ku synon të çlodhet dhe t’i mbushë përsëri bateritë para një sezoni tjetër të ngjeshur 2019/20. “Është koha për t’i mbushur bateritë” është shprehur futbollisti nga Zhegra, derisa mbetet të shihet sesi do të paraqitet në edicionin e ri të garave.

08/15/2019 11:23

Shaqiri për televizionin kosovar: Kombëtarja e Kosovës më bën të ndihem krenar