Sporti

Xherdan Shaiqiri feston ditëlindjen – ja si e uron klubi i Liverpoolit

10/10/2019 09:12
nga:Ideal

Sot për Xherdan Shaqirin është moment i veçantë, pasi ai feston ditëlindjen e 29’të.

Sulmuesi kosovar i cili tashmë luan për skuadrën e Liverpoolit, Shaqiri nuk po kalon momentet të mira te ‘The Reds’, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, ‘majtaku’ ka pësuar një lëndim në këmbë dhe po pret që të rikuperohet.

Një kohë mesfushori-sulmues ishte i preferuari i Jurgen Klopp, por konkurrenca e madhe në skuadër dhe pozita ku luan ai, tashmë është e ‘blinduar’ nga egjiptian Mo Salah.

Ndërkaq për këtë ditë feste për të, klubi i Liverpoolit në faqen e tyre zyrtare në ‘Instagram’, kanë publikuar një fotografi të Xherdani Shaqirit me mbishkrimin ‘Paç një ditë të mrekullueshme sot’.

 

View this post on Instagram

 

Have a brilliant day, @shaqirixherdan 🎉🎉🎉 #LFC #LiverpoolFC #HappyBirthday

A post shared by Liverpool Football Club (@liverpoolfc) on

/GazetaBlic/