Sporti

Xhaka kundër Rashicës, mësohen formacionet zyrtare të ndeshjes revyale

06/14/2019 21:49
nga:M K

Nesër me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet një ndeshje revyale mes skuadrave të dy yjeve nga Kosova.

Në njërën anë asaj të Granit Xhakës dhe në anën tjetër, të yllit të Werderit, Milot Rashica, shkruan GazetaBlic.

E organizuar nga shtëpia numër një e futbollit kosovar bashkë me komunën e Prishtinës, pritet të sjellë atraksion në kryeqytet, derisa edhe tifozët kanë premtuar t’i stërmbushin shkallët e stadiumit.

Para pak çastesh ndërkaq, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në duelin e nesërm, duel në të cilin, të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të dhjetë familjeve në nevojë.

Ekipi i Granit Xhakës: MC Kresha, Armend Thaqi, Arben Zhjeqi, Albian Ajeti, Gramos Vokrri, Dukagjin Lipa, Enis Fetahu, Mërgim Mavraj, Muharrem Sahiti, Ragip Xhaka, Fatos Sinani, Adrian Berisha, Dardan Berisha, Abit Salihu, Flamur Voci, Florent Molliqaj, Andi Zekolli dhe Selami Gashi.

Ekipi i Milot Rashicës: Visar Bekajn në portë, pastaj me Blerim Rrustemin, Ermir Lenjanin, Milaim Humollin, Armend Dallku, Eroll Salihu, Shefi Kuqi, Ledri Vula, Liridon Leci, Blero, Arlind Ajeti, Xhevdet Llumnica, Driton Krasniqi, Haxhi Krasniqi, Arian Lahu, Florent Murseli, Drin Ymeri, Bekim Krasniqi dhe Jon Krasniqi.

View this post on Instagram

Mbrëmja e së shtunës i takon ⭐⭐ të futbollit shqiptar. Më datën 15 qershor, në orën 20:00, yjet zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Ekipi i krijuar nga Granit Xhaka me shokë dhe ekipi i krijuar nga Milot Rashica me shokë do të përballen me njëri-tjetrin, për të dhuruar spektakël për të gjithë dashamirët e futbollit në Kosovë e më gjerë. Kjo ndeshje është organizohet dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro. Biletat mund të blihen në kioskun e qytetit të Prishtinës si dhe në Rave Travel. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë. ⭐⚽️🇽🇰🇦🇱💪👏👏👏

A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos) on

/GazetaBlic/

06/23/2019 11:56

Granit Xhaka flet për herë të parë për shtatzëninë e bashkëshortes së tij