Lajme

VV-ja ankohet në Gjykatën Supreme, vjen reagimi i NISMA-s

11/12/2019 14:23
nga:B. D

Një ditë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), 3 kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni kanë parashtruar ankesë në Gjykatën Supreme, shkruan GazetBlic.

Kandidati për deputet nga NISMA, Xhevdet Smakiqi, në një bisedë për GazetënBlic ka thënë se me vendimin e djeshëm të PZAP-ës, është kthyer besueshmëria dhe kredibiliteti i procesit zgjedhor që vetë këtë e kishte humbur KQZ-ja me vendimet që kishte marrë.

“Përmes mjeteve juridike që kemi përdor pranë PZAP-it kemi kthyer ligjshmërinë, besueshmërinë dhe kredibilitetin në procesin zgjedhor që e kishte dëmtuar vetë KQZ-ja me mos veprimet e saja ose vendimet e paligjshme dhe është e drejtë e secilës palë të bëj ankesë në Gjykatën Supreme”, tha Smakiqi.

Ai tha se me provat që ekzistojnë çfarë do ankese të bëhet, prapë nuk mund të ndryshohet rezultati i tanishëm që ka dërguar koalicionin NISMA-AKR-PD në kuvend me 6 deputetë.

“Provat që i kemi bashkëngjit dhe faktet që janë për publikun dhe organet nuk mund ta ndryshojnë gjendjen që është vërtetuar edhe nga PZAP-ja”, tha ai.

Smakiqi tha se nuk e paragjykon vendimin e Supremes se çfarë mund të vendos, por vetëm i uron votuesit e koalicionit që i dhanë koalicionit “për shtetin” mundësinë për të qenë pjesë e Kuvendit.

“Ne nuk e paragjykojmë vendimmarrjen e Gjykatës Supreme, i urojmë votuesit tanë që e kanë votuar koalicionin e NSIMA-AKR-PD që tani është pjesë e Kuvendit të Kosovës”, shtoi Smakiqi.

12/06/2019 00:25

Avdullah Hoti: Nëse LDK nuk arrin koalicion me Vetëvendosjen, atëherë ky do të jetë pozicioni ynë si parti