BLIC.TV

Vjosa Osmani: LDK ka dhënë ofertën e saj (Video)

12/06/2019 22:39
nga:A. R.

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se partia e saj, i ka bërë një ofertë Lëvizjes Vetëvendosje, por që nuk ka dashur që të hyjë në detaje të kësaj oferte.

Në Blic Interview me Astrit Gashin, Osmani, ka thënë se LDK nuk është duke bërë kushtëzime në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.
Po ashtu, Osmani ka folur edhe për ndarjen e ministrive, duke thënë se secila ministri është e rëndësishme.

“E kam të pamundur të hy në detaje për kërkesa, me rëndesi të kemi një parlament që kryen përgjegjësi efektive. Kushtetuta është e qartë në ndarjen e përgjegjësive. LDK ka dhënë një ofertë të vet, por s’dua të jap detaje, pasi deri në takimin e fundit që “bëhet ose nuk bëhet” nuk i ndihmon negociatave nëse e them. Nga ana jonë nuk ka kushtëzime, dhe nuk ka pasur, ka propozime vetëm. Me faktin që ne vazhdojmë negociatat, tregon që jemi në këtë proces për të bërë propozime që garantojnë funksionimin demokratik të institucioneve. Propozimet kanë për qëllim mos të ngecim në mes të rrugës. Nganjëherë më shumë ne insistojmë për Qeveri 4 vjeçare sesa VV. Në këtë ndarjen e ministrive secila ministri është e rëndësishme, secila është e fuqishme, secila e fortë. Ldk do ta marrë pjesën e saj nëse ka marrëveshje, dhe askush nuk duhet të ngelet i dëshpëruar nga cilado ngjarje”, ka thënë ajo.