BLIC.TV

Vjosa Osmani: Edita Tahiri, Blerim Shala e Veton Surroi do duhej të ishin pjesë e Delegacionit Shtetëror

11/23/2018 22:55
nga:FL.B

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Omani konsideron se Edita Tahiri, Berim Shala si dhe publicisti Veton Surroi do të duhej të ishin pjesë e delegacionit shtetëror.

Unë mendoj që jo vetëm Vjosa, por shumë njerëz do ta kryenin këtë punë në mënyrë të shkëlqyeshme. Nuk besoj që i bënë mirë procesit, personalizimi e pikërisht këtë po e tenton presidenti aktual.

Herë thotë, po ia kaloi procesin Avdullah Hotit, herë Albin Kurtit, herë atij e herë këtij.

Nën një, nuk është kompetencë e presidentit me marrë një detyrë që as vet nuk e ka, në aspektin kushtetues. Në çoftë se ne si parti fillojmë me mëndu se a do të shkojë Vjosa, a do të shkoi Avdullahi, a do të shkojë Kurti, a do të shkojë dikush tjetër, nuk jemi duke e kuptu seriozitetin e çështjes.

Nuk është problemi tek individi, luftën apo betejën do ta fitojmë vetëm si ekip, dhe kur flas si ekip këtu nënkuptojë që edhe nesër kur t’i fitojë LDK-ja zgjedhjet, pavarësisht se çfarë Qeverie të fuqishme do të jetë.

….Ekipi nuk do të duhej të jetë vetëm i LDK-së, do të duhej të jetë ekip i gjithë atyre që mund të ndihmojnë, i njerëzve që sot nuk janë në parti. Shembull znj. Edita Tahiri që ka qenë në krye të dialogut për një kohë të gjatë…

Pastaj zoti Hyseni se ka qenë ministër i jashtëm, madje edhe Blerim Shala që ka qenë një kohë të gjatë, z. Surroi, njerëz që kanë qenë pjesë e negociatave që nga Rambueja…” – ka thënë Osmani.

/ © GazetaBlic /

04/30/2019 22:33

Vjosa Osmani: Gjermanët na treguan se Mogherini po e ndihmonte ndryshimin e kufijve