Sporti

Visar Bekaj: Kjo temë është e mbyllur, në fundjavë nënshkruajë me Hoffenheimin

08/13/2019 17:54
nga:M K

Javë më parë ishte paralajmëruar një gjë e tillë, derisa tani pritet edhe të konfirmohet.

Fjala është për transferimin e Visar Bekajt në Gjermani, gjegjësisht në Hoffenheim, shkruan GazetaBlic.

Sot ndërkaq, mediat nacionale kanë raportuar se Bekaj ka zyrtarizuar faktin se kjo çështje tashmë është e mbyllur dhe se në fundjavë do të udhëtojë drejt Gjermanisë për ta nënshkruar kontratën.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri atëherë, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se për transferimin e tij, meritat më të mëdha ia atribuojnë kryetarit të FC Prishtinë, Remzi Ejupit.

/GazetaBlic/

09/03/2019 22:53

LAJMI I FUNDIT: Dështon transferimi i Bekajt në Gjermani, ja ku do ta vazhdojë karrierën