Cool

Violina që i përkiste Ajnshtajnit, shitet në ankand për 420 mijë euro (Foto)

03/13/2018 08:02
nga:F.B

Një violinë që i përkiste Albert Ajnshtajnit, të cilën më vonë ia fali të birit të një mirëmbajtësi, është shitur në ankand për 420 mijë euro.

Fizikani i famshëm, luante rregullisht në instrumente dhe rrallë udhëtonte pa e ma marrë ndonjë me vete, transmeton Telegrafi.

Gjatë vitit 1933, iku nga Gjermania naziste dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara. Fituesi i Çmimit Nobel, që më vonë zbuloi teorinë e relativitetit, është pritur atje nga Oscar Steger, krijues i instrumenteve muzikore dhe anëtar i orkestrës simfonike të Pensilvanisë.

Ai e kishte punuar këtë violinë për të, ndërsa brenda shkroi ‘E punuar për profesorin dhe shkencëtarin më të aftë në botë Alber Ainshtain, nga Oscar Steger. Shkurt 1933’.

Instrumenti muzikor që dikur i përkiste Ajnshtajnit

Këtë instrument, ai ia fali të birit të William Hibbs, që ishte mirëmbajtës në Universitetin Princeton, ku Ajnshtajni ishte studiues i rregullt. Prej atëherë ka mbetur në familjen Hibbs, por trashëgimtarët vendosën ta shisnin.

Vlera fillestare që u caktua për të ishte 80 mijë euro, por shpret u ngrit në 130 mijë euro, deri në ofertën e fundit që ishte afro tri herë më e lartë.

“Kur mësoi se i biri i Hibbs po mban orë muzikore, i erdhi shumë mirë dhe ia fali violinën. Instrumenti ka gjendje të mirë dhe mund të përdoret edhe sot” kanë thënë organizatorët e ankandit. Sipas tyre, nuk raportohet të jetë shitur më parë ndonjë violinë, që i përkiste shkencëtarit.

Luajtjen në instrumente, Ajnshtajni e filloi që në moshën gjashtëvjeçare, ndërsa kur mbushi 13 vjet dhe gjeti disa sonata të Mozartit, muzika u bë pasion për të.

“Muzika e ndihmon, kur mendon për teoritë e tij. Bën studime, luan në piano ose violinë, studion sërish, kthen një gotë” ishte rutina që e përshkroi Elsa, gruaja tij e dytë.

“Jeta pa bërë muzikë, për mua është e papërfytyrueshme. I jetoj ëndrrat ditore në muzikë. E shoh jetën në termat muzikorë… shumicën e kënaqësisë jetësore, e marr nga muzika.” Ka thënë Ajnshtajn.

Gjërat që i përkasin këtij gjeniu, janë shumë të kërkuara dhe paguhesh shtrenjtë. Llulla që ishte përdorur dikur prej tij, është shitur gjatë vitit të kaluar në ankand për 60 mijë euro.