Geek

Veturat autonome do të kenë vetëm ngjyra të ndritshme

02/22/2018 18:33
nga:D.I

Përveç faktit se veturat autonome në të ardhmen do të jenë të privuara nga komandat e kontrollit që njohim sot, këto automjete gjithashtu do të kenë ngjyra të veçanta të jashtme.

Duke pasur parasysh se sistemi LiDAR, i cili zbulon objekte lëvizëse pranë makinës me një rreze laser, është me rëndësi vendimtare për funksionimin e autopilotit, automjetet me nuanca të ndritshme do të njihen më lehtë nga ato të mbyllura, shkruan USA Today.

Disa kompani, të tilla si Axalta Coating System, tashmë po eksperimentojnë me futjen e nuancave reflektuese në hije të errëta të veturave, për të bërë sipërfaqet me ngjyrë të errët më reflektuese, transmeton KosovaPress.

Një kompani tjetër që merret me këtë çështje, PPG Industries, eksperimenton me ngjyrat high-tech, të cilat përdoren në avioindustri për lyerjen e trupave të aeroplanëve.

Një sfidë tjetër për prodhuesit dhe veshjet e ngjyrave të veturave do të jetë parandalimi i ndotjes sipërfaqësore të automjeteve të tilla, pasi është me rëndësi vendimtare që kamerat e jashtme dhe sensorët e “automobilave pa vozitës” nuk mbulohen nga papastërti, me qëllim që të detektojnë me sukses automjetet dhe objektet tjera.

07/18/2018 15:12

Kundërshtohet heqja e kufizimit për importin e veturave