Lajme

Vetëvendosje falënderon qytetarët për pjesëmarrje në protestë

09/30/2018 14:00
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestë duke thënë se ata i treguan presidentit Hashim Thaçi, se republika nuk mund të përdoret për taktika eksperimentale.

“Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në protestë nga të gjitha komunat e Kosovës, nga fshatrat e qytetet, pa dallim partie, shtrese shoqërore, moshe e gjinie, tregon edhe një herë se këta pushtetarë që bëjnë pazare për ndarje e copëtim të Kosovës e të Luginës, e kanë popullin kundër. Zhvillimi paqësor i protestës tregoi kulturën e qytetarinë, dhe pjekurinë politike të popullit tone”, shkruan në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kjo parti posaçërisht ka falënderuar protestuesit e ardhur nga mërgata, si dhe ata të ardhur nga trojet amtare, duke thënë se të bashkuar jemi të dinjitetshëm dhe të fortë.

“Falënderojmë posaçërisht protestuesit e ardhur nga mërgata, si dhe ata të ardhur nga trojet amtare, nga Presheva, Medvegja, Bujanoci, nga Ohri, Tetova, Kërçova, Gostivari, Struga, Shkupi e Kumanova, nga Ulqini e Malësia, nga Tirana, Vlora, Korça, Shkodra, Kukësi e nga gjithë Shqipëria. Shqiptarët nuk mund të pranojnë zvogëlim tjetër të trojeve. Kështu, të bashkuar, jemi të dinjitetshëm dhe të forte”.

08/21/2019 23:59

Deklarata interesante e Konjufcës për koalicion AAK-PSD, vjen përgjigja e Dardan Sejdiut