Sporti

Vetëm 16 vjeçar – Ansu Fati, lojtari më i ri që luan për Barcelonën që nga viti 1941

08/27/2019 09:39
nga:M K

16 vjet e 297 ditë mbushi të dielën e 25 Gushtit, kur Barcelona luajti ndaj Real Betisit dhe e mposhti 5-2.

Fjala është për futbollistin nga Guinea Bissau, Fati Ansu, që deri më tani paraqitej për Barcelonën B, por që në ndeshjen e fundit djersiti edhe fanellën e ekipit A, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, Ansu bëhet futbollisti më i ri që luan për Barçën, qëm nga viti i largët 1941.

Përfaqësuesi afrikan u paraqit vetëm 12-të minuta, duke e zëvendësuar Cerez në të 78-tën.

Mbetet të shihet nëse dhe në ndeshjet e ardhshme do ta ketë rastin të ftohet nga Ernesto Valverde.

Kujtojmë se pas dy javësh, katalunasit pozicionohen në vendin e nëntë, me një fitore dhe një humbje nga Athletic Bilbao.

/GazetaBlic/

11/09/2019 22:56

Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas