Lajme

Vesna Mikiq: Ende s’kam marrë vendim me shkrim për zëvendësimin tim

04/05/2019 08:44
nga:A. R.

Vesna Mikiq, anëtare e Listës Serbe, e shkarkuar së fundmi nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë nga Qeveria e Kosovës ka thënë se qëllimi i largimit të saj ishte dëbimi i përfaqësuesve serbë nga këto institucione që janë zgjedhur legalisht.

Mikiq i ka thënë gazetës serbe “Politika” se ajo nuk kishte marrë një vendim me shkrim lidhur me zëvendësimin e saj deri më tani, edhe pse më shumë se dhjetë ditë kanë kaluar që atëherë, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Ramush Haradinaj e kishte liruar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq pas deklaratave të kësaj të fundit se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid i planifikuar ndaj shtetit dhe popullit serb.

06/14/2019 23:20

Ramush Haradinaj flet për raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe