Lajme

Veseli: Ka deputetë që vijnë në seanca vetëm për mëditje

05/16/2018 12:49
nga:Q F

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) po organizon diskutim publik me deputetët e Kuvendit të Kosovës, shoqërinë civile dhe përfaqësues të medieve rreth monitorimit të punës së Kuvendit dhe ndikimit të monitorimit në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së deputetëve .

Në këtë tryezë është i ftuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, meqë rast tha se puna në Kuvend duhet të jetë ende më dinamike se sa është.

Kreu i Kuvendit nuk ka lënë pa kritikuar edhe deputetët e partive politike, për të cilët tha se ka shumë deputetët të cilët vijnë për tu nënshkruar mëditjen dhe nuk qëndrojnë në seancat plenare.

“Ka raste kur deputetët vijnë vetëm me u nënshkru për meditje, puna e tyre nuk është vetëm në séance por edhe në komisione ku kanë punë dhe përgjegjësi të madhe. E pranoj edhe vet që ata nganjëherë vetëm nënshkruhen dhe largohen”, tha Veseli

Veseli ndër të tjera tha se Kuvendi është transparent ndërsa për llogaridhënien për buxhetin e realizuar, ai e ftoi komisionin për buxhet dhe financa të jap llogari.

“Roli i shoqërisë civile dhe mediave është i rëndësishëm, ky rol nuk i bënë dëm institucioneve por që na raste është edhe tendncioz por që nuk i bëjnë dëm institucionit të Kuvend. Një tryzë e tillë është e duhur sepse Kuvendi është një nga institucionet më llogaridhënëse. Financat nuk janë ende të deklaruara por këtë e kemi bërë gjithherë, unë i bëjë ftesë edhe komisionit për buxhet e financa t’i bëjë këto publikime”, tha ai.

Veseli tutje theksoi se vetëm në tre mujorin e parë deputetët e kuvendit të Kosovës i kanë kaluar 25 ditë në Kuvend. Ai tha se përgjatë këtyre ditëve kanë qenë 44 pika rendi dite por që projektligje nuk ka pasur. Veseli po ashtu e ka pranuar se produktiviteti në Kuvendin e Kosovës është i mangët.

“ Dikund naga janari deri në mars i kemi 25 ditë të kaluara në Kuvend, pra çdo të dytën ditë e kemi kaluar në Kuvend. Produktivitet kemi pas shumë pak, është e vërtet. I kemi pas 44 pika në rend dite por pak projektligje dhe agjenda po ngarkohet me punë që nuk po i takojnë të gjitha Kuvendit. Ne nuk duhet të kemi humbje kohe me debate të ndryshme por që nganjher e teprojmë dhe nuk po sjell efekt. E di që qytetarët kanë nevojë më shumë për optimizëm me ligje për të qenë të barabart, Kuvendi në këtë drejtim mund të bëj më shumë”, tha Veseli

12/07/2018 23:00

Hajredin Kuçi: Veseli duhet të sillet si kryetar i PDK-së