Sporti

Vendosin dhjetë minutat e fundit të duelit, Lazio fiton Kupën e Italisë

05/15/2019 22:42
nga:M K

Lazio ka mposhtur Atalantën me rezultat 2-0 për t’u shpallur fitues i “Coppa D’Italia”.

Biancoçelestët fituan falë golave të Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobiles në dhjetë minutat e fundit të sfidës, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht përfaqësuesi serb realizoi në minutën e 82-të për epërsinë fillestare, para se në çastet e fundit të sfidës Immobile ta shënojë golin e triumfit në garën e dytë për nga rëndësia në Apenine.

Kujtojmë se Lazio në gjysmëfinale eliminoi Milanin, ndërsa skuadra nga Bergamo, Fiorentinën.

Kjo e fundit, madje kishte fituar edhe ndaj Juventusit, fituesit të katërfishtë në katër vitet e fundit në këtë kompeticion.

Përkundër humbjes, zikaltërit i kanë të sigurtë garat evropiane, pasi janë edhe favorit që ta përfundojnë edicionin në vendin e katërt, që do të thotë se në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic/

08/17/2019 13:38

Befasi e dorës së parë, ylli i Lazios afër Interit