Cool

Vendi ku kalaveshi i rrushit shitet për 11 mijë dollarë

07/10/2019 12:00
nga:L I

Menaxheri i një zinxhiri të hoteleve është shpallur fitues i një ankandi për shitjen e një kalaveshi të rrushit.

Kalaveshi i quajtur “Ruby Roman” është shitur të martën në Kanazaua të Japonisë. Takashi Hosokaua do të paguajë 1.2 milion jen, apo 11 mijë dollarë për kalaveshin me 24 kokrra të rrushit.

Ky rrush i kuq është i veçantë për shkak se është shumë i lëngshëm, ka shumë sheqer dhe aciditet të ulët.

Është kalaveshi më i shtrenjtë prej që ky lloj ka dalë në shtije para 12 viteve. Çmimi fillestar për këtë lloj të rrushit fillon prej 900 dollarë.

“Ofruam 1.2 milion jen për të shënuar 12-vjetorin e ankandit të parë të këtij rrushi”, ka thënë Hosokaua.

Rrushi i kuq “Ruby Roman” është zhvilluar në Ishikaua dhe së pari ka dalë në shitje në vitin 2008.

Vetëm në këtë vit janë shitur rreth 26 mijë kalaveshë të këtij lloj rrushi, por jo më çmimin prej 11 mijë dollarëve.