Sporti

Vëllai i Dybalas njofton largimin e disa lojtarëve nga Juventusi

05/16/2019 08:53
nga:Lorik J

Vëllai i Paulo Dybala, Gustavo njoftoi se ylli i Juventusit ka një shans të mirë për t’u larguar nga ‘Zonja e Vjetër’.

La Joya është lënë në stol disa herë këtë sezon dhe është raportuar se Max Allegri e ka vënë atë në listën e lojtarëve që do të largohen, përcjell GazetaBlic.

Gustavo Dybala në një intervistë theksoi se vëllai i tij mund të largohet në merkaton e verës.

“Po, ka një shans të mirë që ai të largohet nga Juventusi. Absolutisht. Ai ka nevojë për një ndryshim “, tha vëllai i tij.

“Nuk mund të them se ku do të shkojë ai, por ka një shans të madhe që Paulo të largohet. Sigurisht që ai nuk është i lumtur atje. Paulo nuk është i vetmi, pasi shumë lojtarë që janë të pakënaqur tek Juve.”

“Ai nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga Bianconerët këtë verë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/