Cult

Veliaj për projektin e teatrit të ri: Do ketë trefishin e sipërfaqes që ka sot

02/23/2018 14:14
nga:E Sh

Teatri i ri Kombëtar do të jetë 3 herë më i madh se ai aktual. I ftuar në emisionin Opinion, Veliaj ka siguruar të gjithë artdashësit dhe artistët se sipërfaqja e teatrit do të jetë shumëfish më e madhe.

“Di të të them që sot teatri që sot ka 3000 metra katrorë do ketë shumëfishin, minimalisht trefishin e territorit që ka sot. Sot në këtë Shqipërinë tonë të kushteve modeste, ne na duhet të jemi pak më kreativë siç po bëjmë shkollat, siç po marrim territor për kopshte, shkollat. Ne do bëjmë negociatën maksimale që në pjesën e Bashkisë ne të marrim dhe të shtrydhim çdo qindarkë që t’i shkojë falas .

Teatri nuk ka kullë sipër dhe ky është një vendim territori, pra në territoret e teatrit. Kemi synuar dhe të gjithë kërkesat që kemi bërë është për të pasur shumëfishin e sipërfaqes që ka sot teatri, pra që teatri të gëzojë më shumë sipërfaqe, black-boxe, salla më të vogla, salla alternative, shërbimet mbështetëse”, u shpreh Veliaj./ KultPlus.

09/19/2018 20:03

Grekët nuk duan koalicion PD- PDIU! Opozita e shtetit fqinj kritikon marrëveshjen