Opinion

Vdekja ‘klinike’ e shpresës dhe shpresa për ringjalljen e saj!

05/26/2019 23:35
nga:Samed Dermaku

Shkruan: Samed Dërmaku

Korrupsion, hajni, nepotizëm, degradim vlerashë, janë abc-ja e shkollës qeverisëse të kësaj klase injorantësh të korruptuar politikë, që ka mbërthy vendin. Mungesa e dijes dhe profesionalizmit vetëm sa po e thellon dita-ditës hendekun e t’keqës në shoqninë tonë. Antivlera është bërë vlerë, e vlera po thuajse nuk ka fare. Ka ‘metastazu’ aq shumë e keqja, është kontaminuar shoqëria jonë, aq sa çdo gjë duket tashmë normale, për çka është dro që as ‘intervenimi kirurgjik’ nuk bën punë!

Qeverisja e keqe nga ‘komandantet’ humbi edhe shpresën e fundit tek qytetarët e vendit tonë, se një ditë do të bëhet mirë në Kosovë, si pasojë sot thuajse ç’donjëri synim ka largimin nga Kosova.

Historia thonë se përsëritet. Edhe tash sikur në vitet ‘90-ta, e vetmja shpresë për ri-inkarnimin e shpresës së humbur ka mbetë ndryshimi që duket se po shihet në fund të tunelit, nga LDK si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese.

Mirëpo, LDK tashmë e futur në procesin e mbrendshëm zgjedhor, edhe pse parti me traditë të gjatë nuk po mundet të del nga egoja e vetë.

Megjithatë, është koha e fundit që LDK duhet ta kuptoj peshën e vetë historike dhe shpresën që kanë qytetarët, në këto rrethana jo të favorshme si në nivel kombëtar e poashtu edhe në atë ndërkombëtar, dhe ti lë me një anë inatet e intrigat e brendëshme të cytura nga rivalët politikë e besa edhe nga vetë kryeneqësia e ‘veteranëve’ dhe ambiciet e tepërta të ‘pinjollëve’, që të konsolidohet e të përgaditet të marr timonin për ta kthyer vendin në drejtimin e duhur.

Pra, LDK kjo familje e madhe intelektuale e politike, nuk duhet të thirret shumë në të kaluarën vetëm për poena politikë, por i kërkohet maturi në këto rrethana të delikate, që në vepër të ndjek dhe bazë të platformës së saj politike të ketë parimet që ia vendosi themeluesi i saj, presidenti Ibrahim Rugova!
Mirëpo, a do të mundet LDK ta kaloj këtë test? Mbetet të shihet. Qytetarët presin shumë!