Sporti

Vazhdon ‘vakia’ me transferimet hajgare në Superligë!

07/11/2019 20:47
nga:Ideal

Po vazhdon trendi i transferimeve të dështuara në klubet kosovare.

Skuadrat elitë të vendit tonë, përkatësisht ato pjesëmarrëse në Superligë, marrin lojtarë që nuk ia kanë ‘haberin’ për ta, futbollistë që nuk përshtaten me ambientin në Kosovë, apo me lojtarë që stërvitjet ose ndonjë ndeshej të zhvilluar e vendosin në rrjetin social ‘Youtube’, shkruan GazetaBlic.

Transferet si, Hamed Kone lojtar nga Bregu i Fildisht, Alen Jasharoski i transferuar nga Shkupin në Kosovë dhe Klodian Nuri lojtar i cili vjen nga Shqipëria, janë vetëm disa nga transferimet e dështuar që klubet kosovare shpenzuan para të majme për ta.

Por përkundër kësaj klubet e Superligës dhe ato të Ligës së Parë në Kosovë, kanë arritur që të punojnë shumë për sa i përket infrastrukturës dhe punimeve në stadiumet e tyre – por edhe kanë transferuar lojtarë cilësor që tashmë po shkruajnë historinë tek skuadrat përkatëse.

Ndërkaq për dukurin e transferimeve të dështuara në vendin tonë, flasin analistët e sportit në vend, përkatësisht të futbollit. Të cilët thonë se secili klub kosovar duhet të ketë “skautët” apo njohësit e lojës se futbollit adekuat, për përcjelljen e lojtareve që dëshirojnë ti transferojnë, analistët shkojnë më tutje ku tregojnë se këta futbollistë nuk analizohen në detaje nga përgjegjësitë e klubit dhe normalisht se dështimi është i garantuar.

Kështu që GazetaBlic, ka kontaktuar me dy prej analistëve tanë të njohur, Ardian Llumnica dhe Genc Sermaxhaj, të cilët nga përvoja e tyre si futbollistë, treguan se si klubet në vendin tonë dështojnë në përzgjedhjen e lojtarëve cilësor, madje zbulojnë edhe pse këto transferime nuk mund të kenë sukses tek ekipet kosovare:

“Kjo dukuri është shumë amatore dhe ndodh tek futbollistët me klubet jo serioze që në fakt nuk bëjnë analizat e duhura para se të marrin ndonjë veprim madhor.

Jo pse nuk ndodh ndonjë rast edhe jashtë vendit, por rastet janë të rralla dhe madje shumë të kushtueshme për palën e prishjes se marrëveshjes eventuale, tha fillimisht Llumica.

Tek ne largimi i futbollistëve brenda muajit zakonisht ndodhë për dy arsye:

 -E para, klubet nuk kanë njohuri të bollshme për futbollistin dhe tek ne, në seanca stërvitore e shohin që futbollisti nuk i ka pritshmërit që i kanë kërkuar ata .

-E dyta, futbollisti, sidomos këta nga jashtë, nuk kanë njohuri të bollshme për klubin dhe nuk përshtaten me mënyrën e jetesës, sidomos te ato klube ku futbollistet nuk mund të banojnë në Prishtinë e kanë këtë problem, d.m.th jeta jashtë klubit është faktor dhe indikator i rëndësishëm për adaptim.

Llumnica shkon më tej ku thotë se: “Transferime të ‘dështuara’ mund të ketë gjithnjë, madje ato transferime nuk duhet ti shohim që nuk janë cilësore, por janë një mori faktorësh që ndikojnë në përformancë e adaptim me klubin, me ligën dhe me vendin e ri për jetesë .

D.M.TH përforcimet ende bëhen nga rruge dhe kanale shoqërore dhe mungesa e menaxherëve profesionist vërehet, sepse po të shkojnë këto punë nga dora e tyre ata dine me i analizu këto situata. –Do te thotë që menaxherët dinë t’i vlerësojnë edhe situata anësore, kur ndoshta një sulmues eventual nuk do te ishte ideal për Niklin, por ndoshta golashënuesi më i mirë i ligës për Dritën ose Prishtinën”, përfundoi analisti, Llumica.

Ndërsa ish-futbollisti i Dritës dhe tashmë analist i futbollit në vendi tonë, Genc Sermaxhaj e shpjegon më ndryshe dukurin e transferëve të dështuara, ai përmend shumë arsyeje, e njëra nga to është se klubet kosovare nuk i kanë njohësit e lojës që merren me transferime:

“Prej të gjithave ka ngapak gjera negative, ka prej atyre që marrin lojtarë nga “Youtube”, të pa përgatitur, nuk marrin aq sa premtohen, ndoshta dikush edhe gënjehet etj, por kjo dukuri është jo e mirë, jo profesionale.

Nëse duhet të merret një lojtar, atëherë ai duhet të përcillet me kohë, ndoshta një gjysmë sezon, por pastaj nëse vlerësohet dhe pajtohen për transferin e tij, duhet të merret me ngulm dhe të bien dakord me kushtet, tha fillimisht Sermaxhaj.

Mendoj se për këto gjëra klubet duhet të kenë “skautët” apo njohësit e lojës së futbollit, adekuat për përcjelljen e lojtareve çoftë edhe në ligat e tjera.

Nëse lojtarët merren shpejt pa u vlerësuar saktë dhe përmes platformës ‘Youtube’ e pa prova të ndryshme, atëherë gjasat janë më të mëdha për dështimin e tyre.

Ne anën tjetër nëse merren lojtarë të nivelit të mirë, në atë klub duhet të ketë rend dhe profesionalizëm në të gjitha drejtimet, sepse lojtari i cili vjen nga një nivel dhe nga një klub më profesional, atëherë shpejt dëshpërohet me trajtimin ne ekipet tona dhe mund të vijë edhe tek ndarja.

Gjithsesi disa ekipe tek ne kanë filluar sado pak të kenë rend dhe të mendojnë së paku drejtë këtyre gjerave”, përfundoi ish-futbollisti i Dritës.

/GazetaBlic/