Sporti

Valdrin Mustafa, futbollisti tjetër që e përforcon Kosovën

08/07/2019 21:38
nga:M K

Kosova vazhdon të përforcohet para ndeshjeve të Shtatorit.

Futbollisti tjetër që i është bashkuar “verdhë e kaltërve” mban firmën e Valdrin Mustafës, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka njoftuar FFK-ja përmes faqes zyrtare.

Mustafa luan për skuadrën e dytë të Hanoverit, derisa llogaritet si njëri nga emrat më premtues të futbollit tonë.

Më poshtë postimi i plotë i shtëpisë numër një të futbollit kosovar.

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane, Hannover 96 ka vendosur t’i bashkohet ekipeve tona kombëtare.

Bëhet fjalë për talentin e madh Valdrin Mustafa, të cilit i dëshirojmë mirëseardhje në ekipin e Dardanëve.

Në emër të KE të FFK-së dhe stafit të ekipeve Kombëtare, falënderoj ambasadorin Beq Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanellën e Dardanëve.

Mbi të gjitha vlerësoj dëshirën e Valdrinit për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij. Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike.

Mirë se vjen Valdrin Mustafa!

Me përgjegjësi e krenari drejt sukseseve të reja!

Agim ADEMI
Krytar i FFK-së

/GazetaBlic/

12/06/2019 20:29

Pas tifozëve “Dardanë” edhe futbollistët e Kombëtares mbrojnë FFK-në