Fit&Sexy

Vaji i kanabisit i ndihmon fëmijës me autizëm të flasë pas vetëm 2 ditëve përdorim

04/09/2019 21:04
nga:L I

Vaji i kanabisit ka provuar me vite që ka luftuar efektet negative të sëmundjeve të shumta.

Në mesin e këtyre gjendjeve shëndetësore radhitet edhe autizmi. Së fundmi, Kalel Santiago, një djalosh tre vjeçar nga Puerto Riko që po vuante nga autizmi, filloi të fliste vetëm dy ditë pas përdorimit të vajit, transmeton lajmi.net.

‘The Free Thought Project’ raportoi se prindërit e Kalel dinin pak për autizmin në atë kohë dhe gjetën një mënyrë të sigurt për t’i ndihmuar fëmijëve të tyre.

Ata gjetën suksese të matshme nga shkolla të ndryshme dhe teknika terapeutike, duke përfshirë edhe surfimin.

Pas përdorimit të metodave të ndryshme, familja Santiago u bë e vetëdijshme për vajin e kanabidolit (CBD) si një trajtim jo-psikoaktiv për autizmin.

Pas vetëm dy ditësh përdorim, familja konfirmoi se fëmija i tyre ishte në gjendje të fliste fjalët e para.