Sporti

“Vaj halli” për Tahir Batatinën, tjetër largim nga Llapi

06/08/2019 12:10
nga:M K

Nuk ndalen largimet nga Llapi.

Tani radha është për Ilir Blakçorin, i cili para pak minutash ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për të konfirmuar ndarjen me “Legjendat”, shkruan GazetaBlic.

Ky largim është paksa i hidhur për tifozët llapian, pasi Blakçori është pikërisht nga Podujeva, derisa gjatë ditëve të ardhshme pritet të mësohet e ardhmja e tij.

Kujtojmë se ai është njëri nga futbollistët e shumtë që është larguar nga “Zahir Pajaziti”, pas Mentor Zhdrellës, Ahmed Januzit e Lum Namanit.

Përmes këtij postimi dua të ju njoftojë që kam vendosur që të ndahem nga klubi i qytetit tim KF Llapi, për të filluar një aventurë të re në një tjetër skuadër.

Faleminderit qytetit tim, tifozëve ‘Legjendat’, kryesisë së klubit,stafit si dhe bashkëlojtarëve të deritanishëm!
Llapit i dëshiroj shumë suksese në sezonin e ri.

Falemnderit!

/GazetaBlic/

11/07/2019 18:54

Skuadra e famshme turke interesohet për yllin e Llapit