Fit&Sexy

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga osteoporoza

03/11/2018 08:01
nga:M H

Osteoporoza, e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave”, është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore.

Kjo sëmundje e kockave, e cila deri para pak kohësh njihej si “sëmundja e grave”, për shkak se shfaqej kryesisht te gratë pas periudhës së menopauzës, nuk bën dallim në gjini dhe moshë. Për personat e prekur nga kjo sëmundje, mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës, mund t’i ndihmojë ata t’a mbajnë nën kontroll.

Mjekët rekomandojnë ndryshimin e stilin e jetesës duke shtuar aktivitetin fizik dhe shtimin e ushqimeve të mëposhtme, të pasura me kalcium, në regjimin tuaj ushqimor:

Qumështi

Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

Djathi

Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium, nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës suaj të përditshme të kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

Vezët

Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

Salmoni

Salmoni është i njohur për përmbajtjen e acidit yndyror omega-3, që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi

Spinaqi do të jetë mënyra juaj e re e preferuar për të marrë sasitë e duhura të kalciumit. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.

08/08/2018 23:38

Me uthull largoni aromën e gatimit nga kuzhina