Lajme

“Unë, SHBA dhe Gjermania e ndalem ndarjen e Kosovës”

10/02/2019 20:13
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Blic Zgjedhor ka treguar për herë të parë se kush janë ata që e ndalën ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

Sipas tij, ndarja dhe lëvizja me kufij është demaskuar dhe të gjithë e kanë parë se ajo ka qenë një lojë djallëzore dhe e keqe për Kosovën deri sa shton se shkuarja në atë drejtim ka qenë një gabim i madh.

Ndarja dhe lëvizja me kufij është demaskuar dhe të gjithë e kanë parë se ajo ka qenë një lojë djallëzore dhe e keqe për Kosovën dhe në shërbim të politikave ruse në rajon dhe tashmë ajo dihet se ka qenë një gabim i madh shkuarja në atë drejtim, askush nuk e do një “Dodik Republikë” as bashkësia ndërkombëtare se e kanë parë çfarë ka ndodhur në Bosnje. Kosova duhet të jetë më e qartë, të flasë me një zë se është për njohje reciproke më kufijtë ekzistues dhe jemi për një asociacion me shumicë serbe por në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Serbia do ta njoh Kosovën kur e kupton se s`ka çka merr më nga Kosova. Sinjali i gabuar është i lidershipit të Kosovës që qojnë sinjale se ende kanë çka t`i japin Serbisë.“- ka thënë Haradinaj.

Ai madje ka përmendur edhe frazën tashmë të njohur për taksën, ushtrinë dhe Trepçën të cilën thotë se edhe fëmija e vegjël ia përmendin kur e shohin.

Kam qenë një ditë duke vrapuar në maratonë kërrk taksa, kërrk ushtria, kërrk Trepça, edhe fëmija e vegjël po e dinë se kush e ka bërë këtë dhe nuk ka dert që marrin merita të gjithë . Tri shtylla kanë ndikuar që mos të ndodh ndarja – Së pari jam unë jo si Ramush Haradinaj, si djalë i Gllogjanit e Hilmisë, si UÇK e AAK, por si kryetar qeverie , pastaj një shtyllë e sigurisë në SHBA e kanë ditë që është projekt i Rusisë dhe Gjermania që ka qenë kategorikisht kundër”, shtoi ai.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush Haradinaj

#BlicZgjedhor Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush HaradinajIntervistoi: Adrian ÇollakuKamera: Arsim RexhepiMontazhi: Flamur A. Bublica

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 2 octobre 2019

12/11/2019 13:20

Haradinaj njofton se janë rikthyer në Shqipëri personat e fundit të strehuar në Parkun Inovativ në Prizren