Lajme

“Unë kam pushtet në LDK më shumë se çdo kandidat tjetër për kryeministër“

09/11/2019 21:11
nga:Gazeta Blic

Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së ka thënë se ka pushtet më shumë se çdo kandidat tjetër në partitë e tyre.

Osmani sonte në Debat Plus ka thënë se brenda LDK’së nuk ka mospajtime për kandidimin e saj.

‘’Unë kam pushtet më shumë se secili kanddiat i partive tjera. Asnjëparti s’mund të ketë sukses pa bashkim . Unë kam ekip, kam ekip fitues dhe të shkëlqyeshëm. Ekipa të bën më të fortë se sa vendimet individuale. Në kokë vete. Tek ne askush nuk e ka ndi nevojën të largohet. Kandidimi im i ka bashkuar të gjithë në LDK’’, tha ajo.

‘’Duke i bashku të gjithë. LDK ka ndryshu rrënjësisht brenda këtyre muajve, Këtë duam ta përcojmë edhe në nivel qendror’’./