Sporti

UEFA për Gazetën BLIC: Të gjithë obligohen të luajnë ndaj skuadrave kosovare

07/26/2019 16:48
nga:M K

Jo rrallë herë ndodhë që klubet kosovare që luajnë në vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të përballen me sulme raciste, shkruan GazetaBlic.

Rasti i fundit ishte ai në Sllovaki, ku tifozët e Slovan Bratisllavës kënduan kore raciste ndaj Kosovës, derisa një numër i tifozëve kishin të veshur fanella me mbishkrimin racist: “Kosova është Serbi”.

Shtëpia numër një e futbollit evropian njihet si luftëtare e madhe ndaj këtyre gjërave, teksa shpeshherë ka deklaruar se nuk do të ketë aspak mëshirë ndaj atyre skuadrave apo kombëtareve që e aplikojnë këtë.

Në pyetjen e redaksisë sonë lidhur me rastet e fundit, UEFA i ka kthyer përgjigje, derisa ka shtuar faktin se nuk ka ndonjë përgjigje të prerë, por që i ri prapa vendimit të komitetit ekzekutiv, të marrë në Maj të vitit të kaluar në Baku.

Ndërkaq, vendimi i konferencës së majit të kaluar në kryeqytetin azek, e qartëson saktë, se ekipet që nuk dëshirojnë të luajnë kundër Kosovës, obligohen të luajnë në ndonjë terren neutral, ndërsa kur është çështja për në Kosovë, nëse nuk luajnë e humbin ndeshjen në tavolinë.

/GazetaBlic/

11/01/2019 16:56

Albert Bunjaki punësohet në UEFA