Showtime

U tha se Elvana Gjata do të shpallet fituese, tani zbulohet edhe një padrejtësi tjetër në festivalin e RTSH-së

11/08/2019 13:47
nga:L I

Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtari shumë i dashur për publikun, Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH.

“Newsbomb.al” bëri të ditur se kënga e Erikut është refuzuar të bëhet pjesë e listës së këngëve të tjera pjesëmarrëse.

I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë. Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.