Showtime

U tallën me të folurën në gjuhën angleze, reagon publikisht Jonida Maliqi

05/15/2019 19:47
nga:Natyra

Në mbrëmjen e nesërme Jonida Maliqi pritet që të dhurojë një performancë spektakolare në festivalin e “Eurosong”, pasi kënga e saj “Ktheju Tokës” është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritikët, në Tel Aviv, Izrael.

Siç e ka traditë edhe ky festival preferohet që të gjithë pjesëmarrësit të japin intervista nga më të ndryshmet për performancën, mesazhin e këngës, qëllimin e saj dhe zgjedhjet artistike.

Sigurisht, çdo gjë flitet në gjuhën angleze dhe mesa duket në rrjete sociale janë kapur me disa probleme gramatikore dhe “lapsuse” që Jonida ka bërë.

Secilit prej nesh i ka ndodhur të harrojë ndonjë fjalë kur flasim anglisht dhe për këngëtaren shqiptare ishte pikërisht fjala “Fasadë”, e cila nuk i vinte në mendje.

Jonida ka preferuar që të reagojë për këto ndodhi në mënyrë ironike.

Ajo ka shpërndarë disa video me një nga personat e stafit që po e shoqëron.

Në të shihet se si vajza në fjalë flet anglisht dhe ndërhyn Jonida për ti treguar se duhet të flasësh në mënyrë perfekte ashtu si flet edhe shqipen.

Plot pozitivitet këngëtarja e mbyll në fund videon me shprehjen se “e rëndësishme për të është që të paktën merret vesh me të gjithë atje”.