Sporti

U kthye pas dëmtimit, ylli i Liverpoolit lëndohet sërish

06/28/2019 16:52
nga:M K

Ylli i Liverpool-it, Naby Keita, do të mungojë për kombëtaren e Guineas në ndeshjen ndaj Burundit.

Mesfushori u rikthye të luajë në Kupën e Afrikës pas 2 muajsh mungesë kur u dëmtua ndaj Barcelonës për Champions shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Ai e nisi si titullar takimin ndaj Nigerisë ditën e mërkurë, ndërsa më herët u fut në fushë në barazimin ndaj Madagaskarit.

70 minuta luajti mesfushori në humbjen 1-0 ndaj Nigerisë, por mbeti i dëmtuar sërish.

Ai u përball me ndërhyrje të ashpra dhe ndjeu probleme fizike.

Keita duhet të pushojë në sfidën e radhës dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij. Frika në Liverpool është e madhe.

06/23/2019 14:48

Liverpooli interesohet për sulmuesin francez