Sporti

“Tronditet” Barcelona, mposhtet nga Levante dhe rrezikon pozitën e parë

11/02/2019 18:09
nga:M K

Barcelona është mposhtur nga Levante me rezultat 3-1, në një triller të vërtetë.

Madje ajo çfarë ka bërë skuadra vendase, ishte e jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi, përderisa mysafirët avansonin 0-1, Levante u rikthye në vetëm gjashtë minuta, për të shënuar plotë tre herë dhe për ta realizuar fitoren më të bukur viteve të fundit.

Messi shënoi nga penalltia në minutën e 38’të, para se në fraksionin e dytë, Campana (61′), Mayoral (63′) dhe Radoja (68′) të shënojnë për një përmbysje spektakolare.

Barça me këtë humbje, rrezikon vendin e parë, pasi Real Madridi, me fitore eventuale kalon në krye.

Xhiron e ardhshme, katalunasit e presin Celta Vigon, ndërsa Levante i shkon Bilbaos në “San Mames”.

/GazetaBlic/

11/09/2019 22:56

Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas