Showtime

Tre vite më parë humbi vëllain, Barbana Dini tregon pengun më të madh që ka

09/12/2019 00:40
nga:L I

Këngëtarja Barbana Dini i është rikthyer muzikës pas një shkëputjeje të gjatë. Që pas vdekjes së vëllait të saj, Ergi Dini, Barbana nuk kishte nxjerr më hite të reja. Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar klipin e saj të parë pas 5-vitesh mungesë.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Barbana ka rrëfyer rikthimin në muzikë dhe pengun që nuk pati një këngë me vëllain e saj, Ergin.

Këngëtarja u shpreh se këngën që lanë përgjysmë do ta publikojë më 15 tetor, në ditën e tij të lindjes.

“Më ka mbetur peng që nuk pata një këngë me Ergin, por kënga që do të sjell më 15 tetor, në ditën e lindjes së tij, është një këngë që Ergi kishte dëshirë ta bënim bashkë, por mbeti demo. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë. Ky do të jetë projekti im i radhës, të cilit po i përkushtohem për ta nxjerrë në kohë dhe për të qenë perfekt në çdo detaj, ashtu siç Ergi do të donte. Kam përgjegjësi dhe emocione të mëdha, prandaj dhe gjithnjë e kam shtyrë në kohë, por do ta bëj. Kënga është me tekst dhe muzikë nga Ergi dhe titullohet “Ku je?”. Kam vendosur të mos ndërhyj në asgjë, as në tekst dhe as në muzikë, do të jetë ashtu siç ai e ka ndërtuar”,- u shpreh këngëtarja për Tv Klan.

Kujtojmë që këngëtari Ergi Dine ndërroi jetë në nëntor të vitit 2016 pas një aksidenti të rëndë me motor.